1

Me 08.08.2022-09.08.2022-Konferenca e akademisë së diasporës dhe punëtori me përfaqësues të bizneseve nga fusha e TIK

Me 08.08.2022-09.08.2022-Konferenca e akademisë së diasporës dhe punëtori me përfaqësues të bizneseve nga fusha e TIK

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në Workshop-in e Akademikëve të Diasporës 2022 në Kosovë, i cili synon të bashkojë studiues dhe praktikues nga industria dhe akademia në fushën e TIK-ut për të shkëmbyer ide dhe përvoja duke prezantuar profilin e tyre dhe angazhimin e tyre në aktivitete kërkimore.

Kjo konferencë nuk është thjesht një ngjarje. Është një platformë për akademikë/studiues kryesorë nga e gjithë bota për të shprehur këndvështrimet e tyre në këtë fushë. Mezi presim të përfshihemi në diskutime dhe prezantime.

Në kuadër të projektit PhDICTKES ku Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren konkretisht Fakulteti i Shkencave Kompjuterike këtë vite organizojnë konferencën e diasporës e cila do mbahet në Prishtinë dhe Prizren.

Mos humbisni një nga konferencat më të pritura të kërkimit të diasporës të vitit 2022.

Regjistrimi për këtë konferencë tani është i hapur (Linku për regjistrim:

Regjistrimi mund të bëhet deri më datë:

Për më shumë detaje lidhur me konferencën vizitoni faqet:




jCoders dhe U. “Ukshin Hoti” organizojnë “Womens and girls in technology”

Me 08.08.2022-09.08.2022-Konferenca e akademisë së diasporës dhe punëtori me përfaqësues të bizneseve nga fusha e TIK

Eventi “Womens and girls in technology”, qellim kryesor ka ndërgjegjësimin e rolit të grave dhe vajzave në teknologji dhe punë,

Gjate eventit do organizohen prezantime nga vajzat e jCoders dhe të Universitetit, të cilat do të demonstrojnë projektet dhe përvojat e tyre gjate punës në teknologji. Me pastaj do zhvillohen diskutime të hapura për rolin dhe ndikimin e teknologjisë në ditët e sotme, si dhe ndikimin dhe fuqinë e gruas në këtë lëmi.

Përveç diskutimeve dhe prezantimeve të shumta që do të zhvillohen, vajzat e pasionuara pas teknologjisë me ndihmën e trajnerëve të jCoders do të zhvillojnë lojën e tyre të pare të cilën më pastaj e prezantojnë para nënave dhe grave.

Veçanërisht sot ne duam të inkurajojmë të gjithë që vajzat të orientojnë punën e tyre në teknologji dhe të mundin stigmen diskriminuese ndaj punës së femrave në STEM.

Datë:

Vendi: Amfiteatri i Madh (Në Rektorat)

Koha: 13:00




Mundësi studimi në Linnaeus University Suedi

Me 08.08.2022-09.08.2022-Konferenca e akademisë së diasporës dhe punëtori me përfaqësues të bizneseve nga fusha e TIK

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Linnaeus University në Suedi që ka Fakulteti I Shkencave Kompjuterike ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për shkëmbim të studentëve për vitin akademik 2022/2023 e cila ju krijon mundësin studentëve të studiojnë në këtë Universitet për 1 vit akademik.

Thirrja dedikohet për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të cilët do ndjekin vazhdimin e studimeve edhe për 1 semestër ose 1 vit ne Fakultetin e Teknologjisë në Linnaeus University në drejtimin Teknologjia e Informacionit dhe Telekomunikimit.

Pas përfundimit të studimeve 1 vjeçare studentët kthehen në UPZ dhe bëhet njohja e kredive të fituara në Universitetin ku ka vijuar studimet.

Vendet e lira janë 2 pozita

Kushtet:

Të jetë student i rregullt në FSHK

Të ketë notën mesatare mbi 8

Afati për aplikim është deri më date  (aplikimi duhet të bëhet te referentja e FSHK-së).

Dokumentet për aplikim:

  1. Çertifikata e lindjes
  2. Transkripta e notave
  3. Dëshmi për njohjen e gjuhës angleze

Në linkun në vijim mund të gjeni lëndët që mund ti ndjekin gjate studimeve 

Gjithashtu informata lidhur me shkëmbimin e studentëve mund te gjeni ne linkun: 




Njoftim mbi provimet diferenciale në nivelin Master në FSHK për vitin akademik 2021-2022

Komisioni i Studimeve i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, në takimin e mbajtur me datë i propozuan Këshillit te FSHK-së listën e studentëve që duhet të ju nënshtrohen provimeve diferenciale. Këshilli i FSHK-së në mbledhjen e mbajtur më datë njëzëri u pajtua që të gjithë studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, të pranuar në vitin akademik 2021/22 në nivelin e studimeve MASTER nga Universitetet tjera Publike dhe Kolegjet private, janë të obliguar që t’iu nënshtrohen provimeve shtesë-plotësuese.

Lëndëve të cilat duhet të ju nënshtrohen studentët janë:

  • 1. Bazat e të dhënave,
  • 2. Rrjetat Kompjuterike dhe
  • 3. Algoritmet dhe Programimi

Studentët që kanë të përfunduar studimet themelore në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike – Drejtimi Kompjuterik dhe në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore – Drejtimi Kompjuterik, janë të liruar nga provimet shtesë.

Studentët  të cilët do t’ju nënshtrohen provimeve diferenciale nuk mund të regjistrojnë vitin e dytë respektivisht semestrin e tretë pa i kryer provimet shtesë për lëndët e lartcekura.

Lista e studenteve (me ) te dates që duhet t’u nënshtrohen provimeve pranuese është në fund të faqes ne formatin PDF:

Dekanati i FSHK-së




Workshop dy ditor me temën “Web Scraping” dhe “Automation tools”

CODEQUEEN është workshop 2 ditorë në të cilën do të trajtohen temat “Web Scraping” dhe “Automation tools”

Çka është “Web Scraping” ?

  •  Disa webfaqe përmbajne një sasi të madhe të të dhënave me vlerë. Sidomos Webfaqet e-commerce , ku përfshin detajet e produkteve, çmimin dhe kontentin në përgjithësi. Web Scraping i referohet nxjerrjes e të dhënave nga një webfaqe, këto të dhëna mblidhen dhe më pas eksportohet në një format varësisht nga nevojat tuaja.

Çka është “Automation Tools” ?

  •  Automatizimi në fushën IT fokusohet në përmirësimin e proceseve të caktuara, eliminimin e defekteve, gabimeve dhe problemeve gjatë zhvillimit të produktit ose softuerit.

Me datat 08 – 09 Dhjetor 2021 do të keni mundësi të mësoni më shumë rreth këtyre temave

Regjistrohu falas në linkun e mëposhtëm:




Ligjerata online me 06.12.2021 ora 15:30 me temën “ Sfidat e përballjes me vendin e punës pas përfundimit të studimeve”

Ligjerata online me ora 15:30 me temën “ Sfidat e përballjes me vendin e punës pas përfundimit të studimeve”

Me qëllim që të orientohen studentët dhe të njoftohem më nga afër me sfidat që hasin kur aplikojnë për punë por edhe kur fillojnë punën menjëherë pas studimeve Fakulteti i Shkencave Kompjuterike po organizon ligjerat online me përfaqësues nga bizneset njëherit edhe anëtare e Bordit Këshillëdhënës Industrial nē këtë fakultet.

Më datë do të mbahet ligjërata online (me ZOOM) me temën “ Sfidat e përballjes me vendin e punës pas përfundimit të studimeve” nga Marigona Sylaj.

Linku i qasjes:  />pwd=a2NpTzhBT1J6NlV5RlQrSzJVMEZ0UT09




Ftesë për pjesëmarrje në punëtori

Në kuadër të angazhimeve për vendosjen e kontakteve të qëndrueshme me industrinë dhe bartjen e dijës edhe jashtë mjediseve akademike

UNIVERSITETI “UKSHIN HOTI” PRIZREN

ORAGANIZON

PUNËTORINË

“Dixhitalizimi i proceseve të biznesit përmes Web Aplikacioneve dhe Zhvillimit të Lojërave”


Më 24 Nëntor 2021, 09:00- 15:00

Në Amfiteatrin 300


Ftoheni të merrni pjesë në këtë punëtori

Përfaqësues të lëmive të ndryshme nga biznesi, institucionet, shoqëria civile e mediat.
Në fund të punëtorisë do të lëshohet çertifikata për pjesëmarrje në këtë punëtori.
Ftohet një përfaqësues i medias tuaj (preferohen përgjegjësit për marketing).

Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen deri më .

emaili kontaktues: @




NJOFTIM PËR ZGJATJEN E AFATIT PËR PARAQITJEN E PROVIMEVE SHTATORI II 2020/21 DHE SHKARKIMIN E FLETËPAGESAVE PËR PARQITJE TË PROVIMEVE PËR HERË TË DYTË E TUTJE (UA MASHTI NR:09/2021)

NJOFTIM PËR ZGJATJEN E AFATIT PËR PARAQITJEN E PROVIMEVE SHTATORI II 2020/21  DHE SHKARKIMIN E FLETËPAGESAVE PËR PARQITJE TË PROVIMEVE PËR HERË TË DYTË E TUTJE (UA MASHTI NR:09/2021)

Vendimi i Senatit 01-322, data

  • Lejohet rihapja e sistemit për paraqitjen e provimeve në afatin e Shtatorit II për vitin Akademik 2020/2021, studentet kanë të drejtë të paraqesin dy (2) provime.
  • Paraqitja provimeve bëhet nga data:  deri më , deri në ora 23:59.

Mbajta e provimeve bëhet nga:  deri më .

 Shënim:

Sipas UA MASHTI NR:09/2021, Neni 3, paragrafi 1.3. Për  paraqitje të provimeve për herë të dytë e tutje:

. Në nivelin Bachelor – 1€;

. Në nivelin Master – 2.5€

      

Luten studentet që t’i shkarkojnë fletëpagesat për paraqitjen e provimeve për  herë të dytë e tutje dhe të dorëzohen në admistratën e fakulteteve përkatëse. Mos shkarkimi i fletëpagesave( dhe pagesa e realizuar në bankë) dhe mos dorëzimi i fletëpagesave nënkupton që nuk mund të notohen  nga ana e profesorëve të lëndëve të paraqitura.




Gara e ideve inovative në ICT është hapur për aplikim – Hackathon Event

You are here:

Gara e ideve inovative në ICT është hapur për aplikim – Hackathon Event
Call for Application/ Registration for the Participation to the Hackathon event.
𝐇𝐀𝐂𝐊𝐀𝐓𝐇𝐎𝐍 -PRIZREN
Industria kreative, Turizmi dhe Prodhimet Artizanale
Njoftimi për selektimin e Garuesve: 18 tetor 2021
ÇMIMI I 1️⃣ ÇMIMI I 2️⃣ ÇMIMI I 3️⃣
💵500€💵 💵300€💵 💵200€💵
Data e hapjes se eventit: 19 tetor 2021
Prezantimi i finalistëve dhe Ceremonia e ndarjes se shpërblimeve, si pjesë e Festivalit KOSICT: 22 tetor 2021
.
– The Deadline for Application is   🗓15 October 2021🗓
 
– The Selection of applicants #    🗓18 October 2021🗓
 
– The Opening of the Hackathon event, at University of Prizren #   🗓19 October 2021🗓
– The Final Presentation of Hackathon Finalists and the Ceremony of Awards, at the KOSICT premises ( at ITP – Prizren) : 🗓22 October 2021🗓
The Video promotion LINK:
KosovoICTSupport/videos/387028873030549
The Registration Link:
THE PRIZREN HACKATHON EVENT REGISTRATION FORM – ICT
The promotion Link to be shared:
KosovoICTSupport/photos/a.111752077136121/403203577990968
The Concept Proposal  link:
THE PRIZREN HACKATHON EVENT – Creative Industry, Tourism and Artisanal Products APPLICATION FORM – ICT
Facebook:




Njoftim për staf esencial

You are here:

Me 08.08.2022-09.08.2022-Konferenca e akademisë së diasporës dhe punëtori me përfaqësues të bizneseve nga fusha e TIK

Të nderuar/a,

Në kuadër të masave mbrojtëse ndaj pandemisë (COVID-19) dhe bazuar në Vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se Fakulteti i Shkencave Kompjuterike ka formuar ekipin me staf esencial, i cili është në gatishmëri për kryerjen e shërbimeve të domosdoshme për studentët, personelin dhe palët tjera.

Ekipi me staf esencial përbëhet nga: , Stafi akademik, Sekretarja e FSHK_së, Zyrtari për çështje të studentëve, Zyrtari I IT-së dhe Zyrtari i Arkivës.

Prof. . Zirije Hasani, u.d. Dekan @
Misini – Staf akademik @
MSc. Arbnore Shehu, Sekretare e FSHK -së @
Zemire Bresilla Daka, Zyrtare e shër. të studentëve @
MSc. Tarik Han, Zyrtar i IT-së @
Nehat Gashi, zyrtar i arkivës @
  • Ekipi me staf esencial gjatë orarit të punës është në gatishmëri nga ora 10:00-14:00 (administrata).

Personeli tjetër i FSHK – së, është në gjendje gadishmërie të përgjigjet në thirrjet eventuale për ndihmë, për realizimin e detyrave të domosdoshme.

Faleminderit për mirëkuptim !