1

Matrics.io dhe 91.life – Programi i Trajnimit dhe Mentorshipit për Punësim!

Matrics.io dhe 91.life - Programi i Trajnimit dhe Mentorshipit për Punësim!

Training and Mentorship Program is an extensive 5-month journey, designed to offer a unique mix of online and on-site learning experiences.
Our program is designed to develop top talents, aiming to enhance their career and excel at our company, while engaging them in technology and professional growth.

What’s In It For You?

  • Access to high-quality courses on online platforms, and study from world-renowned instructors at your own pace.
  • Hands-on mentorship and real-world project experience.
  • Get paid while you learn!
  • A chance to join our vibrant team of over 100 colleagues worldwide.

Who Should Apply?

  • Are you between 16 and 22 years old?
  • Passionate about technology, math, and science?
  • A quick learner who thrives in teamwork?

What To Expect?

  • Commit about 15 hours weekly.
  • Enhance your skills with a mix of online and on-site training.
  • Dive into a program balancing learning with other life to Apply: February 3, 2024Don’t miss this chance to grow, learn, and kickstart your career with us.

Apply now at  and take your first step towards an exciting future!




FSHK në kuadër të projektit me USAID realizon takimin me BKI-19.12.2023

10:00 – 10:15: Mirëseardhje dhe prezantimet: Dr. Zirije Hasani, Dekane e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Ariel Shaban, Ekspert për Marrëdhënie me Industrinë, Partneritetet e Sektorit Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë.

10:15 – 10:45: Diskutim përcjellës për programin e dizajnit softuerik- Dr. Zirije Hasani, Dekane e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

10:45 – 11:15: Prezantime mbi Rezultatet: Trajnimi i Trajnerëve dhe Panelet e Korporatave- Prezantimi nga: Ariel Shaban, Ekspert i Marrëdhënieve me Industrinë.

11:15 – 12:00: Prezantim nga Aktiviteti i USAID : Partneritetet e Sektorit Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë- Plani i aktivitetit për vitin 2024




FSHK në kuadër të projektit me USAID realizon takimin me BKI-30.10.2023

Takimi i dytë i BKI-së u realizua me datë në të cilën Dekania . Zirije Hasani prezantoi programin e studimit të ri që aplikojnë për akreditim Softuer Dizajn (BA) dhe mori komentet nga industria në mënyrë që ajo çka do ofrohet për studentët të jetë në hapë me atë, çka e kërkon tregu i punës. Për më shumë detaje gjeni të bashkëngjitur procesverbalin e mbledhjes.




FSHK në kuadër të projektit me USAID realizon takimin me BKI- 26.09.2023

Takimi i parë i Bordit Industrial i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, mblodhi së bashku një grup të ndryshëm prej 9 pjesëmarrësish, të përbërë nga përfaqësuesi nga sektori universitar dhe privat. Sesioni dha një përmbledhje gjithëpërfshirëse të objektivave të nismës dhe të bashkëpunimit të ardhshëm që anëtarët e Bordit Industrial mund të parashikojnë së bashku me kolegët e tyre. Gjithashtu, pati një shkëmbim produktiv në lidhje me përfshirjen e kompanive të reja në bord, me synim kolektiv për të futur dinamizëm më të madh në aktivitetet e saj. Në mbyllje, u ritheksua se stafi i nismës sonë do të mbajë komunikim të vazhdueshëm me kompanitë, duke u siguruar që ato të jenë të mirinformuara për takimet e ardhshme mujore. Mbledhja e parë e bordit përmes Private Sector Partnership to Strengthen Higher Education në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Prizrenit u vlerësua e suksesshme. Duke u mbështetur në këtë momentum pozitiv, të ngjashëm me bordin e TIK-ut në Prishtinë, ne jemi të lumtur shprehim angazhimin tonë për të rekomanduar anëtarë të rinj të bordit nga lista jonë e partnerëve të sektorit privat, duke pasuruar më tej përbërjen e bordit dhe duke rritur misionin e tij për të kapërcyer hendekun mes akademisë dhe sektorit privat.




Lista preliminare e aplikantëve studentëve të FSHK-së bazuar në shprehjen e interesit nr.401-23 dt.16.11.2023.




Njoftim për studentët e nivelit MASTER për provime diferenciale – FSHK

Matrics.io dhe 91.life - Programi i Trajnimit dhe Mentorshipit për Punësim!




SHPREHJE INTERESI PËR PUNË PRAKTIKE DHE TRAJNIME NË ITP

Matrics.io dhe 91.life - Programi i Trajnimit dhe Mentorshipit për Punësim!

Bazuar në vendimin Këshillit Drejtues me . 01-664 të datës , Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren (UUHP) për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për punë praktike për studentët e FSHK-së, shpall shprehje interesi për punë praktike dhe trajnime në ITP.

Menaxhmenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në përpjekjen e vazhdueshme për të siguruar punë praktike për studentët prezanton Programin për Punë Praktike dhe Trajnime në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) Prizren.

Programi përkrahet nga UUHP dhe ndërmjetësohet nga Qendra për Transformim Dixhital në ITP Prizren, pjesë e së cilës është edhe Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren.

  1. Punë praktike
  • Deri 20 studentë
  • Kohëzgjatja e punës praktike: 3 deri në 6 muaj
  • Rroga minimumi 200€ me financimin si vijon: 80€ UUHP dhe minimum 120€ kompania
  • Çdo student që do jetë pjesë e punës praktike në ITP gjithashtu do të ketë mundësi të marr pjesë edhe në Trajnime të ofruara në ITP, të cilat trajnime UUHP i mbulon në vlerën 200€ maksimumi për 20 praktikant.
  1. Procedura e përzgjedhjes së studentëve

Kushtet për punë praktike do jenë: nota mesatare, të jenë në vitin e parë, të dytë ose të tretë të studimeve në nivelin e studimeve THEMELORE dhe në vitin e parë ose të dytë të studimeve në nivelin MASTER në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren.

Dokumentet që duhet të dorëzohen gjatë aplikimit:

  1. Letër motivimi ku do specifikohet arsyeja pse dëshironi të ndjekni punën praktike apo trajnimin;
  2. CV/Biografia;
  3. Çertifikata e notave;
  4. Çertifikata e lindjes;
  5. Dëshmi për njohjen e gjuhës angleze (jo e detyrueshme)

Pas përfundimit të thirrjes publike do të krijohet lista me kandidatët që plotësojnë kushtet bazike dhe do të organizohet testi në fushat për të cilat janë pozitat për punë praktike. Kandidatët me më shumë pikë në test do propozohen për pozitat për punë praktike. Me kandidatët e përzgjedhur do realizohet edhe intervista nga kompanitë në ITP.

Fakulteti do të krijoj listën me studentët që do të jenë në pritje për punë praktike dhe në bazë të kërkesave që vinë nga kompanitë e lokalizuara në ITP do të dërgohen studentët përkatës.

Nga kjo ofertë nuk mund të përfitojnë kompanitë që nuk ndodhen në lokacionet e ITP Prizren.

Kohëzgjatja e konkursit është deri më datën deri në ora 16:00 nga data e shpalljes së saj në faqen zyrtare të Universitetit. Dorëzimi i dokumenteve bëhet te Sekretarja e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

Provimi selektues do të mbahet më në ora 13:00 dhe shpallja e rezultateve do bëhet më së largu deri më datë .

Sqarim: Listat e studentëve të përzgjedhur do të dorëzohen në ITP dhe sipas nevojës së bizneseve do të thirren studentët për punë praktike, kurse për trajnime do ofrohet nga ITP trajnimet aktive dhe studentët do zgjedhin ku dëshirojnë të ndjekin trajnimin. Puna praktike dhe trajnimet të gjitha janë në fushën e shkencave kompjuterike.

Vërejtje: Me aplikimin në këtë program, studentët pajtohen që të dhënat e tyre të ndahen me Projektin e GIZ-it si dhe kompanitë që operojnë në ITP Prizren.

Kryesuese e Këshillit/

Prof. Asoc. Dr. Zirije Hasani




Ftesa nga USAID per sesion informues 19.10.2023

Matrics.io dhe 91.life - Programi i Trajnimit dhe Mentorshipit për Punësim!

Të nderuar studentë,

Ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin informues të aktivitetit pesëvjeçar të financuar nga USAID, “Partneritetet e Sektorit Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë”. Përmes këtij sesioni mund të informoheni për mundësitë e zhvillimit të aftësive tuaja nëpërmjet: trajnimeve online, mundësive të mentorimit, krijimit të klubeve të studentëve dhe punës praktike.

Me këtë rast, në sesioni e lartpërmendur do t’ju ofrohen më shumë informata për mundësitë e angazhimit tuaj. 

Ju mirëpresim të enjten më 19 tetor 2023, duke filluar nga 11:00 – 11:45, në Amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prizrenit.

Shënim: Zyret e aktivitetit të USAID janë në disponueshmërinë tuaj për çdo sqarim të mëtutjeshëm

.

University of Prizren
Denur Paçaku
Program Assistant – Private Sector Partnerships to Strengthen Higher Education 

USAID Grantee 

Iowa Consortium, University of Iowa
Faculty of Economy, office 213
Prizren, Kosovo, 20000
+38348265012
denur-pacaku@




Punësimi i studentëve të FSHK-së në ITP përmes projektit me GIZ-in gjerman

Matrics.io dhe 91.life - Programi i Trajnimit dhe Mentorshipit për Punësim!

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se ka filluar punësimi i studentëve nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të cilët ndoqën punën praktike me pagesë përmes projektit “Increasing employability of UPZ IT students through Internships & Training at ITP” në kompanitë ku kanë ndjekur punën praktike që ndodhen në ITP Prizren. Programi përkrahet nga Projekti i GIZ-it për themelimin e Qendrës për Transformim Dixhital në ITP të financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ). Ky program është në kuadër të bashkëpunimit me Projektin e GIZ-it për të shndërruar Qendrën për Transformim Dixhital nga një projekt në një konsorcium të anëtarëve dhe partnerëve, pjesë e të cilit është edhe Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren. Rroga minimumi 200€ me financimin si vijon: 80 € GIZ, 80 € UPZ dhe minimum 40€ kompania.

Nga ky program kanë përfituar deri tani 13 student ku 7 prej tyre pas përfundimit të punës praktike 6 mujore do të fitojnë kontratë pune të rregullt në kompanitë që ndodhen në ITP. Vlen të theksohet se 4 prej tyre kane filluar punën nga 1 gushti 2023 me kontratë të rregullt pune. Pra suksesi i projektit u arritën me punësimin e studentëve tanë të cilët ende janë duke ndjekur studimet në FSHK. 

Edhe një herë Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dëshmon se studentët i përgatit për tregun e punës dhe kjo dëshmohet më së miri me suksesin që ata kanë treguar gjatë punës praktike sepse kanë fituar kontratë pune. Iniciues dhe koordinatore e këtij projekti është Hasani.

Gjithashtu vlen të theksohet se në fillim të muajit gusht janë thirr student të tjerë në intervistë për punë praktike të cilët janë në listën e pritjes.

Ky projekt u jetësua edhe me përkrahjen e madhe nga stafi i punëtoreve të GIZ në ITP.

 

Studentët përfitues nga programi për punë praktike janë si vijon:

Emri dhe Mbiemri Company 
1 Diellza Muqaj Best Vision
2 Alejna Tashkëran Best Vision
3 Alejna Zurnagji Best Vision
4 Endrit Shemsedini Cacttus
5 Rukije Morina Cacttus
6 Anita Hajdari Cacttus
7 Ledjan Bajrami Cacttus
8 Andi Vehapi Makerspace
9 Germanium Morina Coders’ Hub
10 Dafina Dellova Coders’ Hub
11 Ermira Bajrami Coders’ Hub
12 Elsa Ramadani Coders’ Hub
13 Burim Kryezi Coders’ Hub

Studentët që janë në proces të punsimit pas punës praktike janë:

Emri dhe Mbiemri Company 
1 Diellza Muqaj Best Vision
2 Alejna Tashkëran Best Vision
3 Alejna Zurnagji Best Vision
4 Rukije Morina Cacttus
5 Germanium Morina Coders’ Hub
6 Ermira Bajrami Coders’ Hub
7 Elsa Ramadani Coders’ Hub




Mundësi e regjistrimit dhe ndjekjes së trajnimeve falas për Microsoft Azure Cloud dhe Linux Administration

Matrics.io dhe 91.life - Programi i Trajnimit dhe Mentorshipit për Punësim!

Të nderuar,

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë për mundësinë e regjistrimit dhe ndjekjes së trajnimeve falas për Microsoft Azure Cloud dhe Linux Administration të realizuara nga CACTTUS Education me mbështetje të Projektit të Ekonomisë Dixhitale të Kosovës (KODE) dhe programit të tij Youth Online and Upward (YOU), trajnimet ofrohen tërësisht falas në hapësirat e KREN në ITP Prizren.

Rreth Trajnimit

Microsoft Azure është një platformë e avancuar e niveleve shume te larta  në infrastrukturën e Cloud Computing. Ky shërbim i ofruar nga Microsoft ju mundëson të krijoni, të implementoni dhe të menaxhoni aplikacione në infrastrukturën e tyre të Cloud-it. Azure Cloud ofron një gamë të gjerë të shërbimeve, duke përfshirë ruajtjen e të dhënave, zhvillimin e aplikacioneve, analizën e të dhënave, inteligjencën artificiale dhe shumë të tjera. Kjo platformë e sigurt e cila mund te përshkallëzohet lehtësisht është e përshtatshme për organizatat e të gjitha madhësive dhe ofron mundësinë për të zgjeruar hapësirën e infrastrukturës së tyre kompjuterike pa nevojën për të blerë dhe menaxhuar harduer (pajisje fizike) lokalisht.

Kandidatët që ndjekin kurset e trajnimit të Microsoft Azure Cloud dhe Linux pritet të demonstrojnë ekspertizë në zbatimin, menaxhimin dhe monitorimin e zgjidhjeve që funksionojnë në Microsoft Azure, duke mbuluar rrjetet virtuale, ruajtjen, virtualizimin dhe sigurinë. Për më tepër, kandidatët pritet të kenë një bazë të fortë në përdorimin dhe punën me sistemet operative te Microsoft dhe Linux. Për të arritur këto qëllime, programi i trajnimit do të mbulojë kurse specifike, ju lutemi vazhdoni të lexoni (Shkarko) për të parë përmbledhjen/përmbajtjen e kursit.

Trajnimet

Cacttus Education do të ofroj një program trajnimi gjithëpërfshirës për një kohëzgjatje minimale prej gjashtë muajsh, i cili do të përfshijë trajnime në klasë dhe në shtëpi. Qëllimi i këtyre trajnimeve është t’i pajisim përfituesit me aftësi dhe shkathtësi teknike dhe shkathtësi të buta për të rritur punësimin e tyre në tregun e TIK-ut në Kosovë dhe/ose në platformat e pavarura online. Programi i trajnimit për Azure Cloud dhe Linux do të fokusohet në rikualifikimin dhe, në disa raste, përmirësimin e aftësive të përfituesve në ekspertizën teknike dhe shkathtësitë e buta që lidhen me zhvillimin e tyre profesional. Kohëzgjatja totale e parashikuar e programit do të jetë 285 orë, e cila do të përfshijë udhëzime në klasë, detyra individuale në shtëpi dhe detyra grupore për zbatimin praktik të koncepteve teorike.

Kohëzgjatja e trajnimeve

Trajnimet janë planifikuar të mbahen ne sesione trajnuese me kohëzgjatje prej (4) orë në ditë, gjatë ditëve të punës, nëse është e nevojshme, trajnimi mund të organizohet dhe zhvillohet edhe në fundjavë. Trajnimi do të organizohet në dy orare, do të ketë orar paradite nga ora 08:30 – 12:30 dhe orar pasdite nga ora 13:00 – 17:00. Të gjitha materialet e trajnimit do të jenë në gjuhën angleze dhe trajnimi do të zhvillohet në gjuhën shqipe.

APLIKO

Apliko për tu ndjekur trajnimet për Azure Cloud dhe Linux të mundësuara nga KODE në link/vegzën në vijim: 

Për më shumë informata dhe detaje rreth përmbajtjes së kurseve në kuadër të trajnimeve për Azure Cloud dhe Linux Administration mund të analizoni planprogramin e bashkangjitur apo edhe të vizitoni Web faqen e Cacttus Education: 

Ju inkurajojmë të gjithë juve të aplikoni dhe shfrytëzoni këtë mundësi për të vijuar këto trajnime.