Bazuar në Rregulloren për mobilitet të studentëve në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren me . 01/675/A të datës dhe në kuadër të ICM ERASMUS projektit me Linnaeus University në Suedi që ka Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Këshilli i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në mbledhjen e mbajtur me date miratoi hapjen e thirrjes për dy pozita për një semester studimi në Linnaeus University në semestrin veror 2025/26 për të gjitha nivelet e studimit.
Ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për shkëmbim të studentëve për vitin akademik 2025/2026 (Janar 2026 deri Qershor 2027) e cila ju krijon mundësinë studentëve të studiojnë në këtë Universitet për një semestër (semestri veror 2025/26).
Thirrja dedikohet për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të cilët do ndjekin vazhdimin e studimeve edhe për 1 semestër në Fakultetin e Teknologjisë në Linnaeus University.
Pas përfundimit të studimeve 1 semestrale studentët kthehen në UPZ dhe bëhet njohja e kredive të fituara në Universitetin ku ka vijuar studimet.
Vendet e lira janë 2 (dy) pozita në nivelin e studimeve BACHELOR apo MASTER
Kushtet:
- Të jetë student i rregullt në nivelin bachelor ose Master në FSHK;
- Të ketë notë mesatare mbi 8;
- Afati për aplikim është deri më date (aplikimi duhet të bëhet te referentja e FSHK-së);
- Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e nivelit bachelor dhe master.
Dokumentet për aplikim:
- Çertifikata e lindjes
- Transkripta e notave
- Dëshmi për njohjen e gjuhës angleze
Pagesa e shkollimit, qëndrimit, jetesës dhe udhëtimit janë të mbuluara nga projekti ERASMUS+ ku FSHK është përfituese.
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike do të formoj komisionin, i cili do bëjë përzgjedhjen e studentëve përfitues dhe listën e studentëve ja dërgon Këshillit të Fakultetit për miratim.
Afati i aplikimit është deri me date , dokumentacioni i aplikimit dorëzohet te zyrtarja për shërbimin e studentëve në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.
Në linkun në vijim mund të gjeni lëndët që mund t’i ndjekin gjatë studimeve
Informata lidhur me shkëmbimin e studentëve mund të gjeni në linkun:
Kalendari akademik:
Për detajet do njoftoheni pas përzgjedhjes tuaj!