1

Studentët e FSHK-së vazhdojnë studimet për 6 muaj në Linnaeus University në Suedi

Studentët e FSHK-së vazhdojnë studimet për 6 muaj në Linnaeus University në Suedi

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Linnaeus University në Suedi që ka Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, 3 studentë nga FSHK janë duke ndjekur vazhdimin e studimeve për 1 semestër në Fakultetin e Teknologjisë në Linnaeus University.
Pas përfundimit të studimeve 1 semestrale, studentët kthehen në UPZ dhe bëhet njohja e kredive të fituara.
Pagesa e shkollimit, qëndrimit, jetesës dhe udhëtimit janë të mbuluara nga projekti ERASMUS+ ku FSHK është përfituese.




Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Coders’ Hub dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike

Studentët e FSHK-së vazhdojnë studimet për 6 muaj në Linnaeus University në Suedi

Me datën Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Prof. Asoc. Dr. Ercan Canhasi i shoqëruar me Shefin për Mësim . Endrit Fetahu nënshkruan marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Coders’ Hub dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në kuadër të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Më këtë marrëveshje, palët pajtohen që të punojnë së bashku për hapjen e rrugëve të reja profesionale për studentë, duke ofruar trajnime intensive për një zhvillim të duhur të karrierës në fushën e teknologjisë informative.

Nga kjo marrëveshje 50 studentë përfitojnë trajnime të ndryshme pa pagesë brenda fushës së Teknologjisë Informative si Full Stack Developer, Frontend Developer, Backend Developer, Amazon Cloud Practitioner, Blockchain development, VR/AR development, Cyber Security, si dhe trajnime të tjera varësisht nga kërkesat e tregut.

Njëashtu studentët që shfaqin performancë të lartë gjatë trajnimeve, do të kenë mundësine e punës praktike si dhe të punësimit të rregullt varësisht nga shkathësite individuale.

Vegëza e memorandum bashkëpunimit: bashkepunimet/