1

Ligjëruesi i ftuar nga Gjermania mbajti ligjëratën në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike

Në kuadër të bashkëpunimeve me kompanitë që janë pjesë e Bordit Këshillëdhënës Industrial në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, menaxhimet I fakultetit ka krijuar listën e temave për tu ofruar nga bizneset për studentët tone. Kjo formë e ligjërimit edhe nga ana e bizneseve kërkohet edhe nga AKA për të ofruar njohuri për studentët edhe nga pikëpamja e bizneseve. Sot më date u realizua njëra nga këto ligjërata. Marlon Grey (i punësuar në kompaninë EX-CITE) bëri një prezantim të shkëlqyer përpara studentëve dhe pjesëmarrësve të tjerë me temën “Metodologjitë Waterfall, Agile dhe  Scrum dhe aplikimi i tyre në Inxhinierin softuerike”. Në të ardhmen janë planifikuar edhe ligjërata të tjera në kuadër të bashkëpunimeve me bizneset




Stafi i programit në gjuhën turke në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike promovuan mundësitë për studime në Universitet, nëpër shkollat e Kosovës

Stafi i programit në gjuhën turke në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike promovuan mundësitë për studime në Universitet, nëpër shkollat e Kosovës:

SHMT “11 Marsi”
SHME “Ymer Prizreni”
SHMM“Luciano Motroni
Gjimnazi “Gjon Buzuku”
Gjimnazi “Ataturk Mamusha”
SHM “Sami Frasheri” – Prishtinë




Vizitë studimore e studentëve të UPZ në SEEU

Ligjëruesi i ftuar nga Gjermania mbajti ligjëratën në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike

Më datë studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren kryesisht të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike morën pjesë në vizitën studimore në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut. Vizita u organizua nga e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike . Zirije Hasani e cila u shoqërua nga mësimdhënësit tjerë të këtij fakulteti. Gjatë kësaj vizite studentët patën rastin nga afër të vizitojnë disa prej laboratorët me teknologjinë e fundit që përdoret për hulumtime në fushën e shkencave kompjuterike si: laboratori I dedikuar për realitetin virtual, dronë të ndryshëm, laborator për teknologjitë e së ardhmes etj. Ata patën rastin edhe vetë ti përdorin pajisjet e tilla. Me që këto dy Universitete kanë marrëveshje bashkëpunimi mes vete studentët në të ardhmen mund ti shfrytëzojnë këto laborator për hulumtimet e tyre.




Ligjëruesi ndërkombëtarë Daniel Bohannon mbajti ligjëratë në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren mbi sigurinë kibernetike

Ligjëruesi i ftuar nga Gjermania mbajti ligjëratën në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike

Daniel Bohannon – hulumtues për çështje të sigurisë në kompaninë e Microsoft në Atlanta, Georgia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premtën ka mbajtur ligjëratë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren me termën ‘real-ëorld Cyber Security: Offense & Defense” (Siguria Kibernetike e Botës Reale: Sulmet dhe Mbrojtje). Organizator i kësaj ligjërate ishte Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, përkatësisht u.d. dekanja Prof. Ass. Dr. Zirie Hasani. Ligjërata ishte mjaftë përmbajtjesore dhe nxiti kureshtjen si të studentëve edhe të stafit akademik të cilët e dëgjuan e vëmendje.

Daniel Bohannon është një studiues kryesor i sigurisë së aplikuar në MANDIANT FireEye Company. Para kësaj, ai kaloi dy vjet si Konsulent i Lartë dhe përgjigjes ndaj incidenteve kibernetike për MANDIANT, si dhe pesë vjet në funksionet e IT-së dhe rolet e sigurisë për një ekskluzivitet të restorantit kombëtar.

Bohannon mori një Master Shkencor në Sigurinë e Informacionit nga Instituti i Teknologjisë i Gjeorgjisë (2013) dhe një Bachelor të Shkencave në Shkenca Kompjuterike nga Universiteti i Gjeorgjisë (2010).

Ai është autor i shumë projekteve dhe publikimeve në lidhje me sulmet dhe është zbuluesi i PoëerShell dhe , dhe ka mbajtur seminare dhe prezantime të shumta mbi këto tema në universitete, hackerspaces dhe konferenca në mbarë botën. Fushat e tij kryesore të kërkimit përfshijnë obfuscation, evazionin dhe teknikat e zbulimit të sulmeve të bazuara në metodologji dhe të bazuara në rrjet.




U mbajt punëtoria një ditore për 3D modelim dhe animacion në ITP-Prizren

Ligjëruesi i ftuar nga Gjermania mbajti ligjëratën në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike

Në kuadër të aktiviteteve jashtë kurikulare që menaxhmenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike organizon në vazhdimësi, më date u realizua punëtoria një ditore për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në ITP Prizren, konkretisht u mundësua shfrytëzimi i laboratorit për 3D printim dhe animacion që ndodhet në ITP dhe u ofrua trajnim për përdorimin e pajisjeve të atilla nga përgjegjësit e asaj qendre. Ky trajnim është realizuar për me arritur që teoria të zbatohet në praktikë pra njohurit që ata i marrin nga ligjëratat dhe ushtrimet për lëndët përkatëse ti implementojn edhe në praktik. Aktivitetet e këtilla do vazhdojnë edhe në të ardhmen me qëllimin e avancimit të njohurive të studenteve tanë.




Punëtori një ditore lidhur me Qendrën e Inovacionit Dixhital (DIH) në ITP, Prizren

Ligjëruesi i ftuar nga Gjermania mbajti ligjëratën në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike

Më datë e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike e shoqëruar edhe nga Asistenti Endrit Fetahi morën pjesë në punëtorin një ditore të organizuar nga ITP lidhur me Qendrën e Inovacionit Digjital (DIH) ku Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren është pjesë e saj.

Është bërë edhe një hap tjetër drejt krijimit të Qendrës së Inovacionit Dixhital (DIH) në ITP Prizren, pasi dje është mbajtur një punëtori e rëndësishme me partnerët e mundshëm të konsorciumit.

Në aktivitetin e mbajtur në ITP Prizren u diskutuan tema që kanë të bëjnë me funksionimin e përgjithshëm të DIH-ve.

DIH-të janë “dyqan me një ndalesë” që u ofrojnë kompanive akses në ekspertizën teknike dhe eksperimentimin në mënyrë që ato të “testojnë përpara se të investojnë”. Ato ofrojnë gjithashtu shërbime inovacioni, duke përfshirë këshilla financiare, trajnime dhe zhvillim të aftësive, që nevojiten për një transformim të suksesshëm dixhital ().

I mbështetur nga programi i bashkëpunimit Kosovë-Gjerman dhe i implementuar nga GIZ-i, themelimi i këtij Hub është iniciuar nga Qendra e Transformimit Dixhital (DTC) në ITP në Prizren. Procesi lehtësohet në bashkëpunim me ndërkombëtarët #FundingChampions nga FundingBox.

Qëllimi i tij është të bëhet një shtytës kryesor i shtyllës “Teknologjia për Biznes” të DTC-së dhe një kontribues jetik në ofrimin e vlerës së ITP-së nga dhe për komunitetin e inovacionit dhe biznesit të Kosovës.

Gjeni më shumë rreth Qendrës së Transformimit Dixhital këtu:




Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren bëhet pjesë e Qendrës e Inovacionit Dixhital (DIH), në ITP

Ligjëruesi i ftuar nga Gjermania mbajti ligjëratën në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike

Pas aplikimit të suksesshëm që u bë nga FSHK për të qenë pjesë Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren në Qendrën e Inovacionit Dixhital (DIH), me datë e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Hasani mori pjesë në punëtorin “Prizren DIH: Online Workshop with proposed DIH Members after the Open Call” e organizuar pas shpalljes së fituesve për Qendrën e Inovacionit Dixhital (DIH),.

Çka është Qendrën e Inovacionit Dixhital (DIH- Digital Inovation Hub)?

Siç përcaktohet nga Komisioni Evropian, Qendrat e Inovacionit Dixhital (DIH) mund të ndihmojnë për të siguruar që çdo kompani, e vogël apo e madhe, e teknologjisë së lartë ose jo, mund të përfitojë nga mundësitë dixhitale. DIH-të janë dyqane me një ndalesë që ndihmojnë kompanitë të bëhen më konkurruese në lidhje me biznesin/proceset e tyre të prodhimit, produktet ose shërbimet duke përdorur teknologjitë dixhitale.

DIH-të ofrojnë akses në ekspertizën teknike dhe eksperimentimin në mënyrë që kompanitë të mund të “testojnë përpara se të investojnë”. Ato ofrojnë gjithashtu shërbime inovacioni, të tilla si këshilla financiare, trajnime dhe zhvillim të aftësive që nevojiten për një transformim dixhital të suksesshëm.

Në këtë punëtori u diskutua për:

  • ➡️ Profilet dhe karakteristikat që duhet të kenë anëtarët e Prizren DIH për të qenë në gjendje të mbështesin kompanitë dhe autoritetet publike rajonale në procesin e tyre të transformimit dixhital
  • ➡️ Profilet dhe oferta që mund të sjellin subjektet e përzgjedhura nga Thirrja e Hapur
  • ➡️ Hapat e ardhshëm për të mbledhur informacionin e nevojshëm për të hyrë më thellë në detajet e aftësive që secili prej partnerëve të përzgjedhur do të jetë në gjendje të kanalizojë përmes DIH.




U. “Ukshin Hoti” dhe jCoders realizuan eventin “Womens and girls in technology”

“Ukshin Hoti” dhe jCoders realizuan eventin “Womens and girls in technology”

Më datë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren u mbajte ngjarja kushtuar femrave për nder të ditës së gruas 8 Marsi. Ky takim u organizua nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Akademia jCoders.

Eventin e hapi Dekanja e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Hasani e cila ju dëshiroj mirëseardhje nënave dhe vajzave të pranishme. Ajo potencoi se ky event “Womens and girls in technology”, qellim kryesor ka ndërgjegjësimin e rolit të grave dhe vajzave në teknologji dhe punë.

Gjate eventit u realizuan prezantime nga vajzat e jCoders dhe të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, të cilat demonstruan projektet dhe përvojat e tyre gjate punës në teknologji. Gjithashtu u zhvillua diskutim i hapur mes nënave dhe psikologes lidhur me ndikimin e teknologjisë te fëmijët dhe si ta përdorin atë pozitivisht. Gjithashtu si të ndikojnë nënat në përkrahjen e vajzave të tyre të studiojnë në fushën e Shkencave Kompjuterike.

Përveç diskutimeve dhe prezantimeve të shumta që u zhvilluan, vajzat e pasionuara pas teknologjisë me ndihmën e trajnerëve të jCoders zhvilluan lojën e tyre të pare në laboratorët e Informatikës në FSHK të cilën më pastaj e prezantuan para nënave dhe grave.




Mbledhja e radhës e BKI-(Bordit Këshillëdhënës Industrial) në FSHK-09.03.2022

Më date me inicim të Hasani u mbajte mbledhja e radhës e BKI-së në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike. Vlen të theksohet se gjatë këtij takimi u caktua edhe kryetari i ri i BKI-së duke u bazuar në rregulloren për punën e BKI mandate i kryetarit të kaluar skadoi dhe u zgjodh kryetari i ri Qafëleshi- themelues i kompanisë Makerspace.

U diskutua gjithashtu edhe program TIT që është në Riakreditim dhe u morën sugjerimet nga bizneset për ta përshtatur programin me nevojat e tregut të punës që studentët tanë të jenë sa më shumë të përgatitur për treg të punës.

Vlen të theksohet se u diskutua edhe puna praktike për studentët dhe u rekomandua që të hartohet një plane pune ku do planifikohet si do bëjmë realizimin e punës praktike për studentët aktual dhe të diplomuar.

Gjithashtu u caktuan dy pjesëtar nga radhët e BKI-së në Komisionin për hartimin e programit të ri studimor që FSHK do aplikoj në akreditimin e radhës.

Dhe një çështje tjetër e rëndësishme që u diskutua ishte edhe ofrimi i ligjëratave për studentët nga radhët e bizneseve për lëndët që i ndjekin në semestrat veror dhe dimëror ku ngeli që Fakulteti të caktoj temat me interes për ligjërim dhe tija prezantoj bizneseve dhe ato do caktojnë personat që janë kompetent për ofrimin e ligjëratave.

 

Për më shumë detaje rreth takimit në linkun në vijim gjeni procesverbalin e takimit.




jCoders dhe U. “Ukshin Hoti” organizojnë “Womens and girls in technology”

Ligjëruesi i ftuar nga Gjermania mbajti ligjëratën në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike

Eventi “Womens and girls in technology”, qellim kryesor ka ndërgjegjësimin e rolit të grave dhe vajzave në teknologji dhe punë,

Gjate eventit do organizohen prezantime nga vajzat e jCoders dhe të Universitetit, të cilat do të demonstrojnë projektet dhe përvojat e tyre gjate punës në teknologji. Me pastaj do zhvillohen diskutime të hapura për rolin dhe ndikimin e teknologjisë në ditët e sotme, si dhe ndikimin dhe fuqinë e gruas në këtë lëmi.

Përveç diskutimeve dhe prezantimeve të shumta që do të zhvillohen, vajzat e pasionuara pas teknologjisë me ndihmën e trajnerëve të jCoders do të zhvillojnë lojën e tyre të pare të cilën më pastaj e prezantojnë para nënave dhe grave.

Veçanërisht sot ne duam të inkurajojmë të gjithë që vajzat të orientojnë punën e tyre në teknologji dhe të mundin stigmen diskriminuese ndaj punës së femrave në STEM.

Datë:

Vendi: Amfiteatri i Madh (Në Rektorat)

Koha: 13:00