1

Takimi i radhës së Bordit Këshillëdhënës Industrial në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike

Takimi i radhës së Bordit Këshillëdhënës Industrial në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike

Mbështetur në dispozitat e Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe rregulloret në fuqi, Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Prof. Asoc. Dr. Ercan Canhasi në koordinim me Kryetarin e BKI-së zt. Enis Qafleshi, inicioi mbledhjen e BKI-së (Bordit Këshillëdhënës Industrial) të FSHK-së, e cila u mbajt me (e Enjte), nga ora , në sallën e mbledhjeve në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, me këtë:

Rend të Ditës:

  1.  Bashkëpunimi në hartimin e programeve të reja dhe modifikimin e programeve studimore ekzistuese;
  2.   Vlerësimi i Syllabusëve;
  3.  Në secilën lëndë në këtë semestër të mbani të paktën një ligjëratë me të ftuar nga BKI dhe në përgjithësi nga industria;
  4.  Të bashkëpunoni në Programet e praktikës në koordinim me Qendrën e Karrierës dhe t’i zgjeroni marrëveshjet e bashkëpunimit për punë praktike;
  5.  Participimi i përfaqësuesve të punëdhënësve në Bordet Këshilldhënëse (plotësimi nëse ka nevojë me të ri ose zëvendësim);
  6.  Identifikimi i temave për hulumtim nga profesorët dhe studentët;
  7. Iniciativa të përbashkëta të bashkëpunimit workshop, etj. Të paktën një workshop të mbahet deri në fund të vitit;
  8. Bashkëpunimi për aplikim në projekte të përbashkëta për thithjen e grandeve: Qeveria, BE, etj;
  9. Organizimin e panaireve të karrierës;
  10. Participimi i përfaqësuesve të punëdhënësve në organizmin e aktiviteteve jashtë kurikulare të studentëve (Parlamenti i studentëve, ngjarje kulturore, etj.);
  11. Identifikimi i temave për hulumtim në konsultim me bizneset.

                                      

Për më shumë detaje rreth takimit në linkun në vijim gjeni procesverbalin e takimit.

PROCESVERBAL




Mbahet trajnimi dyditor me temën “ Scrum (Master Agile)” për 16 studentë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të cilët kanë marrë bursa trajnimi nga marrëveshja me Ex-Cite

Takimi i radhës së Bordit Këshillëdhënës Industrial në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike

Trajnimi është mbajtur të martën, më dhe të mërkurën, më në objektin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike me temën “ Scrum-Master (Agile)” për 16 studentë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike që ishin përfitues të bursës për trajnime nga Ex-Cite.

Ky trajnim u realizua nga trajnerët ndërkombëtarë Julian Vincentz dhe Matthias Eden.

Studentët që morën pjesë, përfituan edhe certifikim për trajnimin e mbajtur.




Lista e përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë respektivisht aplikantëve sipas konkursit për punë praktike dhe trajnime në ITP

Takimi i radhës së Bordit Këshillëdhënës Industrial në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike




Prof. Petra Karanikić, ligjëruese e ftuar, do të mbajë ligjëratë lidhur me mënjanimin e plagjiaturës, të drejtën intelektuale dhe autorësin

Prof. Petra Karanikić, ligjëruese e ftuar, do të mbajë ligjëratë lidhur me mënjanimin e plagjiaturës, të drejtën intelektuale dhe autorësin

Më datë , nga ora 15:00, në Qendrën për Kërkime, Inovacion dhe Transfer të Dijes të Universitetit “Ukshin Hoti”, me lokacion në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) (ish-baza e KFOR-it gjerman), do të mbahet ligjërata me temën “Mënjanimi/ menaxhimi i plagjiaturës në hulumtim, e drejta intelektuale dhe autorësia” nga Prof. Asoc. Dr. Petra Karanikiç, profesoreshë e ftuar nga Universiteti i Rijekës, Departamenti i Bioteknologjisë, Rijekë, Kroaci.

Ligjërata mbahet fizikisht dhe online dhe ju dedikohet jo vetëm studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, por edhe studentëve dhe stafit të Universitetit “Ukshin Hoti” dhe të gjithë të interesuarve!

 

Lokacioni i ITP-së:

Linku për qasje online në ligjëratë:

Për detaje na kontaktoni në emailin: @.




Plotësim/ndryshimi i konkurs për punë praktike dhe trajnime për studentët e FSHK-së në ITP të datë 03.11.2022

Takimi i radhës së Bordit Këshillëdhënës Industrial në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike




Konkurs për punë praktike dhe trajnime për studentët e FSHK-së në ITP

Takimi i radhës së Bordit Këshillëdhënës Industrial në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike




Java e mirëseardhjes në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike

Takimi i radhës së Bordit Këshillëdhënës Industrial në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike

Sot më date në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike u mbajte eventi lidhur me mirëseardhjen e gjeneratës së re të studentëve në vitin akademik 2022-23. Studentët u pritën nga menaxhmenti dhe stafi akademik dhe administrative I fakultetit duke ju uruar mirëseardhje. Ata I njoftuan me programin e studimit dhe rregullat e studimit. Njoftimet u bënë edhe nga zyra e alumnit dhe përfaqësuesit e studentëve.

Studentëve ju shpërnda orari i ligjëratave dhe ushtrimeve dhe përshkrimi i programit të studimeve.




Mundësi studimi në Linnaeus University Suedi

Takimi i radhës së Bordit Këshillëdhënës Industrial në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike

Mundësi studimi në Linnaeus University Suedi

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Linnaeus University në Suedi që ka Fakulteti i Shkencave Kompjuterike ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për shkëmbim të studentëve për vitin akademik 2022/2023 e cila ju krijon mundësin studentëve të studiojnë në këtë Universitet për një semestër (semestri pranveror 2022-23).

Thirrja dedikohet për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të cilët do ndjekin vazhdimin e studimeve edhe për 1 semestër në Fakultetin e Teknologjisë në Linnaeus University..

Pas përfundimit të studimeve 1 semestral studentët kthehen në UPZ dhe bëhet njohja e kredive të fituara në Universitetin ku ka vijuar studimet.

Vendet e lira janë 3 pozita

Kushtet:

  • Të jetë student i rregullt në FSHK
  • Të ketë note mesatare mbi 8

Afati për aplikim është deri më date (aplikimi duhet të bëhet te referentja e FSHK-së).

Dokumentet për aplikim:

  1. Çertifikata e lindjes
  2. Transkripta e notave
  3. Dëshmi për njohjen e gjuhës angleze

Pagesa e shkollimit, qëndrimit, jetesës dhe udhëtimit janë të mbuluara nga projekti ERASMUS+ ku FSHK është përfituese.

Në linkun në vijim mund të gjeni lëndët që mund ti ndjekin gjate studimeve

Gjithashtu informata lidhur me shkëmbimin e studentëve mund te gjeni ne linkun:




Dy student të nivelit Mastër nga FSHK për studime 1 vjeçare në Linnaeus University Suedi

Takimi i radhës së Bordit Këshillëdhënës Industrial në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike

Në kuadër të projektit ERASMUS+ “Higher Education Student and Staff Mobility – Inter-institutional agreement 2020-23”për shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve për studime 1 semestër ose 1 vjeçare, dy student Albion Morina dhe Alfred Fazliu nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike janë përzgjedhur që të ndjekin studimet një vjeçare në nivelin Master në Linnaeus University Suedi në vitin akademik 2022-23.




Prof. Adam Maltese, profesor në Universitetin e Indianës (Bloomington, SHBA) do të mbajë ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike me datë 27.09.2022, nga ora 09:30 – 11:00

Takimi i radhës së Bordit Këshillëdhënës Industrial në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike

Prof. Adam Maltese, profesor në Universitetin e Indianës (Bloomington, SHBA) do të mbajë ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike (FSHK) me datë , nga ora 09:30 – 11:00 lidhur me kodimin në scratch.  Scratch (gjuhë programimi e nivelit të lartë) është gjuhë programimi e bazuar në blloqe (objekte) dhe elemente vizuele që kryesisht përdorët edhe si mjet programimi për qëllime edukative.
 
Ligjërata do të mbahet në amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. Ajo ju dedikohet jo vetëm studentëve të FSHK-së, por edhe audiencës tjetër e cila është e apasionuar pas kodimit, sidomos programimit për qëllime edukative.