1

Hulumtimi me grupe studentesh me pajisjet e projektit PhDICTKES

Hulumtimi me grupe studentesh me pajisjet e projektit PhDICTKES

Një grupe prej 7 studentësh kanë marur pjesë në hulumtimin që ka zgjatur më shumë se tre muaj nën mentorimin e Hasani në dy tema kryesore: Analizimi i dizajnit të ueb faqeve të Universiteteve publike në Kosovë (me Pupil Labs) dhe krijimi i qendrës për grumbullimin e të dhënave me senzorë për Smart Agriculture(agrikultura e menqur) dhe Smart City (Qytetet e mençura) të Libelium, këto pajisje janë blerë me fonde nga projekti ERASMUS+ PhDICTKES ku Universiteti është partner.

Rezultatet e hulumtimit janë përshkruan në punim shkencor i cili do dërgohet për publikim në të ardhme dhe gjithashtu të dhënat e grumbulluara përdoren për hulumtime në temat e nivelit master.




Takim me Ministren e Ekonomisë për projektin KREN

Hulumtimi me grupe studentesh me pajisjet e projektit PhDICTKES

Me date e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Hasani mori pjesë në takimin e ftuar nga Ministrja e Ekonomisë .

Me ftesë të Ministres së Ekonomisë me rastin e vizitës së nivelit të lartë drejtues të Bankës Botërore e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Hasani e shoqëruar nga ër Beshiri morën pjesë në takimin i cili për qëllim kishte diskutimin e rezultateve të projektit KREN ku edhe Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren është përfitues.

Një delegacion i lartë në nivel të drejtorëve rajonal të Evropës Jug-Lindore nga Banka Botërore kanë parë drejtpërdrejtë sukseset e projektit KODE dhe posaçërisht projektin e KREN-it.

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka përfitime të shumta nga ky projekt si pajisja e kampusit universitar me Wireless konektim për të gjithë stafin dhe studentët, përdorimi i shërbimeve në Claude, Azure, Office, përdorimi i infrastrukturës së qendrës së të dhënave për hulumtime dhe ushtrime laboratorike, përdorimi i laboratorëve të KREN të lokalizuar në ITP-Prizren për trajnime dhe vizita studimore, etj.

Ky bashkëpunim do vazhdoj edhe në të ardhmen.