1

Mundësi studimi në Linnaeus University Suedi

Mundësi studimi në Linnaeus University Suedi

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Linnaeus University në Suedi që ka Fakulteti I Shkencave Kompjuterike ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për shkëmbim të studentëve për vitin akademik 2022/2023 e cila ju krijon mundësin studentëve të studiojnë në këtë Universitet për 1 vit akademik.

Thirrja dedikohet për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të cilët do ndjekin vazhdimin e studimeve edhe për 1 semestër ose 1 vit ne Fakultetin e Teknologjisë në Linnaeus University në drejtimin Teknologjia e Informacionit dhe Telekomunikimit.

Pas përfundimit të studimeve 1 vjeçare studentët kthehen në UPZ dhe bëhet njohja e kredive të fituara në Universitetin ku ka vijuar studimet.

Vendet e lira janë 2 pozita

Kushtet:

Të jetë student i rregullt në FSHK

Të ketë notën mesatare mbi 8

Afati për aplikim është deri më date  (aplikimi duhet të bëhet te referentja e FSHK-së).

Dokumentet për aplikim:

  1. Çertifikata e lindjes
  2. Transkripta e notave
  3. Dëshmi për njohjen e gjuhës angleze

Në linkun në vijim mund të gjeni lëndët që mund ti ndjekin gjate studimeve 

Gjithashtu informata lidhur me shkëmbimin e studentëve mund te gjeni ne linkun: