1

Bordit Këshillëdhënës Industrial i FSHK-së mbajti mbledhjen e radhës ku u diskutuan tema përmbajtësore

Bordit Këshillëdhënës Industrial i FSHK-së mbajti mbledhjen e radhës ku u diskutuan tema përmbajtësore

Më është mbajtur takimi i Bordit Këshillëdhënës Industrial të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike. Në takim, i cili i mbajt online, morën pjesë: Diogjen Elshani – Kompania Gjirafa – Kryetar i BKI-së, Majlinda Bahtijari – Komuna e Prizrenit – Zëvendëskryetare, Drilon Kastrati – Kompania Gjirafa, Alper Yildirim – Kompania Telcomm, Lamir Shkurti – Kompania Telcomm, Jeta Qollpani – jCoders RKS; Zv. Dekanja Prof. Ass. Dr. Zirije Hasani, Shef për mësim – . Arbër Beshiri, Shef për mësim – .  Arta Misini dhe Sekretarja e FSHK-së – . Arbnore Shehu. Poashtu në takim ishte prezent Marigona Sylaj – jCoders RKS. Takimin e hapi Kryetari i BKI-së – Diogjen Elshani i cili filloi me këto pika të rendit të ditës: Iniciativa të përbashkëta të bashkëpunimit workshop – University Meets Industry; Identifikimi i temave dhe sfidave aktuale në fushën e IT për të cilat mund të organizohen fjalime gjatë workshop-it (psh. Siguria kibernetike, 3D modelim, web aplikacionet për zhvillimin e bizneseve tradicionale, etj.); Të ftuar nga biznesi për të folur për temë të caktuar; mbajtja e ligjëratave me të ftuar nga BKI; Identifikimi i temave për hulumtim nga profesorët dhe studentët; Propozimi i lëndëve/programit të ri në FSHK që të përgjigjet nevojave të tregut; Organizimi i Panairit të karrierës për praktikë profesionale të studentëve.

Gjatë diskutimit, për Iniciativa të përbashkëta të bashkëpunimit workshop – University Meets Industry , u diskutua për identifikimin e temave dhe sfidave aktuale në fushën e IT për të cilat mund të organizohen fjalime gjatë workshop-it (psh. Siguria kibernetike, 3D modelim, ëeb aplikacionet për zhvillimin e bizneseve tradicionale, etj.). Lidhur me këtë pikë Zv. Dekanja Prof. Ass. Dr. Zirije Hasani, propozon që workshopi të jetë një ditor – gjysma e ditës të jetë në Universitetin e Prizrenit ndërsa gjysma tjetër të mbahet në objektin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit – Prizren ndërsa sa i përket identifikimit të temave nga pjesëmarrësit u propozuan temat si në vijim: Zhvillimi i Lojërave – iniciativë e cila është shumë kërkuese dhe interesante;  Inteligjenca Artificiale – iniciativë e cila është shumë kërkuese dhe interesante; Digjitalizimi i proceseve të biznesit për rritjen e shitjeve nëpërmjet Web aplikacioneve.

Poashtu Zv. Dekanja i njofton pjesëmarrësitë se qëllimi i workshopit nuk është vetëm ofrimi i njohurisë për studentë por caku kryesor është biznesi se çfarë mund të ofrojë Universiteti dhe industria për të lehtësuar punën e biznesit.

Mbajtja e ëorkshopit planifikohet të mbahet deri në fund të vitit 2021 dhe për këtë duhet përcaktuar se për çka do të mbahet në mënyrë që të caktohet edhe agjenda.

Lidhur me pikën fitimi nga biznesi për të folur për temë të caktuar, Zv. Dekanja propozon që pjesëtarët e BKI-së, janë të mirëseardhur për të ofruar ide, prezantime gjatë muajit janar dhe shkurt 2022. Po ashtu asistenti i rregullt – shef për mësim në FSHK Arbër Beshiri i njofton pjesëmarrësit se në të ardhme do të praktikohet mbajtja e mësimit klinik praktikisht në secilën lëndë me pjesëmarrjen e kompanive, bizneseve të ndryshme për të shtjelluar një temë të caktuar. Lidhur me këtë zv. Dekanja potencon se e gjitha kjo kërkohet edhe nga Agjensioni për Akreditim dhe duhet të praktikohet kjo çështje në këtë drejtim në një kohë sa më të afërt. Poashtu Dekanja potencon se në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të FSHK-së, do të bëhet plotësimi i anëtarëve të tjerë të BKI-së me të cilën kemi kompani që ofrojnë bursa dhe punë praktike për studentët e FSHK-së.

Pika e dytë – Në secilën lëndë në këtë semestër të mbani të paktën një ligjëratë me të ftuar nga BKI;

Marigona Sylaj – jCoders RKS thotë se duke u bazuar në përvojën e saj, sa i përket ligjëruesve të industrisë janë të interesuar dhe kanë shumë vullnet për të ndihmuar Universitetin dhe studentët për t’u gjindur në ndonjë lëmi që i përshtatet atyre, për këtë duhet të bëhet një hulumtim për të identifikuar një listë të personave të industrisë që udhëheqin kompani ose janë vet si zhvillues ose janë si dizajner ose çka mund të jetë si pjesë e lëndëve në mënyrë që të ftohen. Poashtu Dekanja znj. Hasani propozon që nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Prizren do të punohet në ofrimin e listës së temave të cilët dëshirojmë të diskutohen nga bizneset, propozojmë juve dhe ju vini me emra konkret dhe me agjendë në mënyrë që ata të gjejnë kohë për ardhur të mbajnë ligjërata me temë të caktuar.

Pika e tretë – Identifikimi i temave për hulumtim nga profesorët dhe studentët;

Shef për mësim në FSHK Arbër Beshiri – ne në fakultetin tonë kemi disa fusha të specifikuara kryesisht në planin afatgjatë të zhvillimit të drejtimeve qoftë në studimet e nivelit BACHELOR dhe MASTER dhe lidhur me këtë është e rëndësishme se disa tema i kemi përfshirë në krijimin e planprogrameve të ndryshme dhe ekziston plani strategjik i FSHK-së ku përmenden emra përkatëse.

Dekanja znj. Hasani – kryesisht hulumtimet që bëhen në drejtim të shkencës së të dhënave – për Inteligjencën Artificiale, Big Date, Cloud etj, dhe ideja e pikës së tretë të rendit të ditës është që të identifikohet nëse ka tregu i punës nevojë për me zhvillua hulumtime Universiteti për atë problem që ata mund t’a kenë. Zakonisht në industri lindin problemet që tani i zgjedh akademia dhe nëse ekziston një gjë e tillë të diskutohet, të hulumtohet së bashku me bizneset ose studentët përfshihen në ato hulumtime, si . profesori Ercan Canhasi është pjesë e kompanisë, industrisë dhe universitetit dhe i cili zhvillon hulumtime që i dalin prej kompanisë dhe i ndërlidhë me pjesën akademike që funksionon mirë duke i përfshirë edhe studentët. Poashtu Dekanja potencon se ne si fakultet kemi dëshirë që edhe bizneset tjera të kenë një ndërlidhje të tillë.

Jeta Qollpani – jCoders RKS – si ish studente BACHELOR e FSHK-së dhe si pjesë e jCoders, propozon që studentët të kenë më shumë hapësirë për anën praktike.

Marigona Sylaj – jCoders RKS – tema për hulumtime është shumë me vlerë realisht si një projekt dhe është shumë e qëlluar për me u arrit me atë që industria e cila krijon probleme me e zgjidh Universiteti si . ndër shtetet si Gjermania – në të cilën njerëzit marrin tema të doktoratës për të zgjidhur një problem që i është shfaqur në biznes dhe nëse ne ndonjëherë do të arrijmë në atë pikë ne si shtet nuk do të kemi probleme në këtë drejtim.

Dekanja znj. Hasani – një iniciativë të tillë e ka Qendra Inovative e Biznesit e cila ka për qëllim ndërlidhjen në mes të biznesit dhe Universitetit problemet që i dalin bizneseve për të zgjidhë Universiteti.

Pika e katërt – Propozimi i lëndëve/programit të ri në FSHK që të përgjigjet nevojave të tregut

Dekanja znj. Hasani – këtu kërkohet që në planprogramet aktuale gjithmonë duhet të marrim ide që në ndonjë lëndë që nuk është e përfshirë në planprogram ose duhet shtuar ndonjë lëndë ose modul e cila përshtatet më mirë me tregun e punës.

Marigona Sylaj – jCoders RKS – e cila merret me rekrutim të punëtorëve e që zakonisht janë studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universiteteve Publike, të cilët janë të aftë teknikisht por janë shumë më të tërhequr dhe më pak ka aspekti praktik, poashtu ka mungesë nga aspekti i bashkëpunimit me të tjerët dhe lidhur me këtë është dashur të ketë më shumë lëndë të cilat i nxisin dhe i shtyjnë studentët për një interaksion më të përshtatshëm për një vend të punës.

Dekanja znj. Hasani – zakonisht i them studentëve që projekti të punohet në mënyrë grupore por shumica prej tyre hezitojnë dhe dëshirojnë të punojnë individualisht dhe kjo për mua paraqet mangësi e gjithë programerëve. Ideja për këtë pikë të rendit të ditës është që të ketë më tepër lëndë për komunikim.

Pika e pestë – Panairi i karrierës për praktikë profesionale të studentave

Dekanja znj. Hasani – Universiteti organizojë një panair virtual të punës dhe hapi i ardhshëm është të krijohet panairi i karrierës për praktikë profesionale që do të ftohen bizneset e të cilët do të ofrojnë praktikë profesionale për studentët e Universitetit qoftë me pagesë ose pa pagesë e që mvaret nga politika e bizneseve. Neve na intereson pjesa e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike me të cilat do të ofrohen praktikë për studentë, ideja është që të ofrohet praktikë për studentë dhe për temat që i diskutuam deri tani me praktiku me 3(tre) ose 6 (gjashtë) muaj me të cilën studenti arrinë të ambientohet dhe ato njohuri që i zotëron t’i kthejë në praktikë dhe ta fitojë atë idenë se çka po ndodhë kur të kalojë në tregun e punës dhe e gjitha kjo është që i mungon studentëve tanë dhe në të ardhmen lënda e Praktikës Profesionale do të jetë si lëndë obligative. Fillimi respektivisht nisja do të jetë nga panairi i karrierës – kompanitë që ofrojnë praktika profesionale të marin pjesë dhe besoj nga fillimi i vitit të ardhshëm do të organizohet dhe presim nga ju kompanitë se çka mund të na ofroni për studentët e fakultetit tonë dhe të jeni pjesë e këtij panairi.

Lamir Shkurti – Kompania Telcomm – shpreh interesimin për kyçjen në panairin e karrierës. Në vazhdim tregon se si kompani kanë pasur praktikanta respektivisht studentë nga Turqia në Departamentin e Programimit dhe në të ardhmen shpreson se do të ketë studentë nga FSHK-ja. Poashtu potencon se në shkollën e mesme të Gjimnazit ekziston klubi i karrierës me të cilën mbahen sesione çdo javë me musafir të ndryshëm, organizohen aktivitete të ndryshme dhe qëllimi i këtij klubi është aktivizimi i nxënësve, kryerja e praktikës dhe bashkëpunimi me kompani të ndryshme.

Dekanja znj. Hasani e merë fjalën duke potencuar se edhe në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” është aktivizua Qendra e Karrierës dhe Alumnit, temat të cilat i kemi shtjellu në këtë takim do të shtjellohen edhe në këtë Qendër si dhe organizimi i panaireve procedohen nëpërmjet Qendrës së Karrierës dhe Alumnit në bashkëpunim me Fakultetet e Universitetit. Në vazhdim potencon se me Menaxhmentin e Ri të Universitetit po mundohemi të aktivizojmë të gjitha pikat në mënyrë që të ketë sukses funksionimi dhe dëshira është për t’u bërë diqka e favorshme me interes të përbashkët me bashkëpunimin e të gjithëve së bashku në të mirën e studentëve.

Në fund, Kryetari i BKI-së Diogjen Elshani dhe e FSHK-së Prof. Ass. Dr. Zirije Hasani përshëndetën dhe falënderuan të pranishmit për kontributin e dhënë dhe pjesëmarrjen në këtë takim.