1

08.08-09.08.2022 Konferenca e Diasporës në TIK u mbajt në Prishtinë dhe Prizren

08.08-09.08.2022 Konferenca e Diasporës në TIK u mbajt në Prishtinë dhe Prizren

U përmbyllen me sukses punët e konferencës dy ditore qe u organizua nga UBT dhe UPZ ne Prizren dhe Prishtine.

Për te krijuar rrjetin e bashkëpunimit ne mes te industrisë dhe akademisë dhe ndërlidhjen e akademisë se diasporës shqiptare, ne kuadër te projektit PhDICTKES u organizua konferenca e diasporës me dhe ne Prishtine dhe Prizren. Në këtë konferencë morën pjesë gjithashtu edhe përfaqësues nga zyra e kryeministrit të Kosovës, nga Ministria e Edukimit, Rektorët e universiteteve partnere në projekt dhe Ministria e diasporës të cilët u shprehen të gatshëm që misioni i këtij projekti të arrihet.

Kjo konference beri bashkë studiues shqiptare nga shumë vende evropiane dhe nga Kosova te cilët gjatë konferencës arritën te shkëmbejnë idetë e tyre dhe hapen rrugën për bashkëpunim ne te ardhmen.

Konferenca u organizua nga UPZ (Fakulteti i Shkencave Kompjuterike) dhe UBT, ku morën pjesë stafi akademik i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Dekania Hasani, Canhasi, . .Arsim Susuri (prorektor) dhe Fetahi.

Ky bashkëpunim është ne te mire te studenteve te ardhshëm te doktoratës ne fushën e ICT sepse mundësit e tyre për hulumtime dhe pune praktike do jene me te mëdha. U diskutua se si bizneset mund te kontribuojnë qe shkolla nacionale e doktoratës ne fushën e ICT te ketë me shumë mundësi për ti ofruar studenteve te ardhshëm të doktoratës. Nga kjo konferencë arritën ne disa konkludime dhe punë që duhet të bëhen në të ardhmen si vijon:

Propozim Idesh

  1. Kanali i komunikimit
  2. Ndërdisiplinimi me Qeverinë
  3. Krijimi i një Qendre të Përbashkët Kërkimore (në Institucionin e ITP)
  4. Ligjërata të ftuar nga Industria
  5. Praktikat me kredi (15 ose 30 kredite)
  6. Ngjarje të rregullta në rrjet
  7. Punëtori vjetore për doktoraturë në Kosovë me doktorantë nga Kosova që studiojnë në vende të tjera

– Ndarja e njohurive

– Krijimi i rrjeteve

– Potenciali për projekte të përbashkëta konkrete

– Forcimi i mundshëm i cilësisë për Shkollën Kombëtare të PhD nga Inputi/Ndikimi Ndërkombëtar

  1. Ekipet e përziera të mbikëqyrësve me profesorë vendas, ndërkombëtar + Industri/Institucione Publike për Studentët e Doktoraturës

– Perspektiva të ndryshme

– Kompetenca të ndryshme

  1. Mësoni nga Shkolla Kombëtare e Kërkimeve MIT në Suedi
  2. Organizimi i një serie Webinarësh për të rritur dukshmërinë e statusit të kërkimit të aplikuar në Kosovë
  3. Grupet tematike të TIK-ut
  4. Financimi Publik
  5. Vizita studimore në industri