Komisioni i Studimeve i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, në takimin e mbajtur me datë 21.12.2021 i propozuan Këshillit te FSHK-së listën e studentëve që duhet të ju nënshtrohen provimeve diferenciale. Këshilli i FSHK-së në mbledhjen e mbajtur më datë 23.12.2021 njëzëri u pajtua që të gjithë studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, të pranuar në vitin akademik 2021/22 në nivelin e studimeve MASTER nga Universitetet tjera Publike dhe Kolegjet private, janë të obliguar që t’iu nënshtrohen provimeve shtesë-plotësuese.
Lëndëve të cilat duhet të ju nënshtrohen studentët janë:
- 1. Bazat e të dhënave,
- 2. Rrjetat Kompjuterike dhe
- 3. Algoritmet dhe Programimi
Studentët që kanë të përfunduar studimet themelore në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike – Drejtimi Kompjuterik dhe në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore – Drejtimi Kompjuterik, janë të liruar nga provimet shtesë.
Studentët të cilët do t’ju nënshtrohen provimeve diferenciale nuk mund të regjistrojnë vitin e dytë respektivisht semestrin e tretë pa i kryer provimet shtesë për lëndët e lartcekura.
Lista e studenteve (me nr.prot.389/21) te dates 23.12.2021 që duhet t’u nënshtrohen provimeve pranuese është në fund të faqes ne formatin PDF:
Dekanati i FSHK-së