Në kuadër të ICM ERASMUS projektit me Linnaeus University në Suedi që ka Fakulteti i Shkencave Kompjuterike ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për shkëmbim të studentëve për vitin akademik 2024/2025 (Gusht 2024 deri Janar 2025) e cila ju krijon mundësin studentëve të studiojnë në këtë Universitet për një semestër (semestri dimror 2024-25).
Thirrja dedikohet për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të cilët do ndjekin vazhdimin e studimeve edhe për 1 semestër në Fakultetin e Teknologjisë në Linnaeus University.
Pas përfundimit të studimeve 1 semestral studentët kthehen në UPZ dhe bëhet njohja e kredive të fituara në Universitetin ku ka vijuar studimet.
Vendet e lira janë 2 pozita master
Kushtet:
Të jetë student i rregullt në nivelin Master në FSHK
Të ketë note mesatare mbi 8
Afati për aplikim është deri më date 22.03.2024 (aplikimi duhet të bëhet te referentja e FSHK-së).
Të drejtë aplikimi kanë studentët e vitit të pare master.
Dokumentet për aplikim:
- Çertifikata e lindjes
- Transkripta e notave
- Dëshmi për njohjen e gjuhës angleze
Pagesa e shkollimit, qëndrimit, jetesës dhe udhëtimit janë të mbuluara nga projekti ERASMUS+ ku FSHK është përfituese.
Në linkun në vijim mund të gjeni lëndët që mund ti ndjekin gjatë studimeve https://lnu.se/en/education/exchange-studies/courses-and-programmes-for-exchange-students/?semester=Autumn+2024
Informata lidhur me shkëmbimin e studentëve mund te gjeni ne linkun: https://lnu.se/en/education/exchange-studies/
Kalendari akademik: https://lnu.se/en/education/study-at-linnaeus-university/academic-calendar/
Për detajet do njoftoheni pas përzgjedhjes tuaj!